INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi: Ndryshimi i geneve mund të ndalojë rritjen e gjenive [Video]

Publikuar më: 16:47 28-12-2016

Ndryshimi i geneve për të eleminuar kancerin apo skizofreninë mund të ndalojë rritjen e gjenive, parlajmërojnë shkencëtarët. Shkencëtari James Kozubek thotë se “ndryshimi i geneve të njeriut për të kuruar sëmundje dhe çrregullime mund të ndalojë rritjen e gjenive si Stephen Hawking, të një Shekspiri të ri, ose të një Ajnshtajni . Kjo pasi kreativiteti dhe inteligjenca e lartë janë shpesh të lidhura me çrregullime të tilla. Shkrimtarët kanë 10 herë më shumë gjasa që të kenë çrregullim bipolar. Poetët janë diagnostikuar me këtë sindrom 40 herë më shpesh se sa popullata e përgjithshme.

Doktor James Kozubek, autor i veprës "Prometeu Modern: Redaktimi i gjenomit njerëzor me Crispr-Cas9", paralajmëron rrezikun që mund të ketë ndryshimi apo përmirësimi i geneve njerëzore. Sipas tij, teknologjia për ndryshimin e gjeneve që është duke u testuar, në SHBA dhe Kinë, për të frenuar përhapjen e kancerit, nuk është e gjitha pozitive . Ajo mund të eleminojë depresionin ose skizofrenin, por gjithashtu mund të eliminojnë dhe gjeninë , pasi inteligjenca e lartë, shpeshherë është e lidhur me çrregullime të tilla.
Ai thotë se "para se të fillojë të bëhet modifikimi i geneve tona, me mjete të tilla si Crispr-Cas9, duhet të shihet, se variantet gjenetike që kontribuojnë në probleme psikiatrike, mund edhe të jenë të dobishme, në varësi të mjedisit apo sfondit gjenetik. CRISPR-Cas9 është një teknikë për ndryshimin e geneve e bazuar në përdorimin e baktereve, për të ndihmuar ato, që të heqin pjesët e ADN-së ku përhapen viruset që infektojnë bakteret, të njohura si fagjet.Kjo mund të përdoret për hequr gene specifike në një mënyrë shumë të saktë, gjë që më parë nuk mendohej se mund të ndodhte.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162