INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi/ Në gjykatën e Tiranës, 7 muaj për të marrë një vendim

Studimi/ Në gjykatën e Tiranës, 7 muaj për të marrë një vendim

Publikuar më: 11:52 17-12-2017

Marrja drejtësi në Shqipëri në kohë të shpejtë dhe vënia në ekzekutim përmbarimor të vendimeve civile është kthyer në gangrenë, për shumë qytetarë shqiptarë, që përballen në dyert e gjykatave të vendit.

Për vonesat në shqyrtimin dhe daljen me vendim përfundimtar në një çështje, duket se faji nuk është i gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, por e vetë shtetit, që megjithëse fluksit të madh të padive që rregjistrohen në sekretarinë gjyqësore, nuk ndërmer masa për shitimin e numrit të gjyqtarëve dhe shtimin e administratës gjyqësore.

Situata e gjykimit të dosjeve më e rënduar ndeshet në Gjykatës e Apelit Administrativ në Tiranë. Kjo gjykatë, ka rolin e një gjykate kombëtare, duke gjykuar thuasje të gjitha çështjet administrative që gjykohen në shkallën e parë në rrethe. Një raport i qëndrës INFOCIP tregon se një çështje civile në gjykatën e apelit Administrativ Tiranë ka pritur në rradhë për 1366 ditë. Kjo çështje është rregjistruar në janar të 2013 dhe ka përfunduar në dhjetor të 2016.

Ndërkohë për sa i përket kohës së zbardhjes së një vendimi gjyqësor, në gjykatën e Apelit Administrativ mund të presësh deri në 3 muaj për tu njihur me vendimin gjyqësor të shkruar. Pra nëse fiton gjyqin, një qytetari mund ti duhet të presë 90 ditë për tu njohur me vendimin dhe ta verë në ekzekutim atë. Ndërkohë një vendim i zbardhur në gjykatën e Gjirokastrës është marrë pas 4 muaj dhe në Vlorë kemi tre vendime të zbardhura që janë zbardhur pas 184, 171 dhe 113 ditëve nga dhënia e vendimit përfundimtar.

Rekordin për mosbardhjen në kohë të vendimit të argumentuar e mban gjykata administrative e Tiranës me 207 dhe 183 ditë vonesë. Studimi i qëndrës INFOCIP i bën një skanim të plotë të gjithë gjykatave administrative në vend, ku më produktivja duket se është ajo e Korçës, e cila ka ritmin më të shpejtë të zbardhjes së vendimeve, me vetëm 3 ditë vonesë.
Çështjet me fluks shkarkimet në punë
Nga studimi i kryer rezulton se fluksi më i madh i çështjeve civile që mbërijnë në dyert e gjykatave Administrative janë ato që kanë të bëjnë me marrdhëniet me punës. Administrata Shtetërore është abuzivja më e madhe për sa i përket marrëdhënies me punën. Shumë shtetas të shkarkuar nga administrate shtetërore i drejtohen gjykatës duke kërkuar rikthimin në detyrë apo dëmshpërblim financiar.

Pjesa më e madhe e këtyre padive pranohen nga gjykata, duke nxjerë të pavleshëm vendimet e shkarkimit. Këto vendime të paligjshme bëhen shkak edhe për shpenzimet e padobishme të buxhetit të shtetit, të cilit i duhet të paguajë dy persona për një vend pune.Ku njëri prej tyre nuk paraqitet në punë, por paguhet si të ishte aktiv në punë, pasi ka fituar të drejtën në gjykatë.

Problem shpejtësia
Sa i takon kohës brenda së cilës duhet të realizohet dhe përmbyllet shqyrtimi gjyqësor, ligji ka përcaktuar afate strikte për shkallën e dytë dhe shkallën e tretë të gjykimit. Gjykata Administrative e Apelit shqyrton çështjen brenda 30 ditëve nga data e ardhjes së ankimit nga gjykata ku është paraqitur. Ndërkohë Gjykata Administrative e Apelit dërgon dosjen në gjykaten administrative të shkallës së parë jo më vonë se 3 ditë pas kryerjes së njoftimit të vendimit të palëvë.

Studimi i realizuar nga INFOCIP në total ka marrë në analizim rreth 125530 të dhëna gjyqësore të analizuara për efekt të këtij monitorimi. Kjo përfaqëson edhe shifrën më të lartë të të dhënave të analizuara ndonjëherë në Shqipëri për efekt të një monitorimi gjyqësor. Studimi thotë se ndër kompetencat e gjykatave administrative është edhe kontrolli gjyqësor ndaj akteve të qeverisë dhe ekzekutivit në tërësi. Kontrolli gjyqësor i veprimeve publike administrative nga një gjyqësor administrativ që funksionon mirë rrit besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Një ndër tiparet kryesore të gjykimit administrativ është shpejtësia me të cilën ai duhet të realizohet. Afatet e shqyrtimit gjyqësor të veprimeve administrative fillojnë të ecin që në momentin kur individi i prekur njoftohet për veprimin administrativ dhe informohet saktësisht për të drejtat e tij në lidhje me ankimin ose apelimin.

Gjyqtarët e Apelit duhet të kenë tre ndihmësa
Gjykata Administrative e Apelit gjatë vitit 2016 e ushtroi aktivitetin e saj me një trupë gjyqësore prej 13 gjyqtarësh. Në fillim të vitin 2016, trupa gjyqësore e Gjykatës Administrative të Apelit u rrit me 7 gjyqtarë. “Ky përbën një moment shumë të rëndësishëm jo vetëm në plotësimin e premisave bazë për mirë-funksionimin e kësaj gjykate, por edhe në raport me një ndër rekomandimet kryesore të INFOCIP në kuadër të vlerësimit tematik për vitin 2015”-thuhet në raport.

Kryetari i kësaj gjykate, Kastriot Selita, ka shfaqur në vijueshmëri nevojën për shtimin e trupës gjyqësore në këtë gjykatë. Gjatë vitit 2016, Gjykata Administrative e Apelit ka gjykuar dhe vendimuar 4738 çështje themeli. Me një mesatare të thjeshtëzuar,çdo gjyqtar gjatë vitit 2016 ka gjykuar dhe vendimuar rreth 365 çështje themeli ose thënë ndryshe, ka marrë një vendim themeli çdo ditë të vitit, përfshirë të shtunat dhe të djelat. Kjo shifër gjithsesi është më e madhe, pasi në këtë vlerësim tematik nuk analizohen vendimet e ndërmjetme, kërkesat etj.

Mbetet e nevojshme gjithsesi që çdo gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit të asistohet nga 2 ndihmës ligjore dhe ndoshta edhe 3 në këtë fazë akute mbi-ngarkesë. Kjo është e diktuar nga volumi i punës që përballon çdo gjyqtar në këtë gjykatë.

Apeli duhet të ketë 20 gjyqtarë
Vlerësohet se në kushtet aktuale, kjo gjykatë ka nevojë për të paktën 20 gjyqtarë, për të patur mundësi efektive për të reduktuar numrin e madh të dosjeve të akumuluara. Për efekt të këtij vlerësimi u mblodhen 4738 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë në periudhen Janar-Dhjetor 2016.

Prej tyre në analizë u futën 4657 vendime (83 vendime nuk u analizuan dot për shkak të pamundësisë për të identifikuar saktë atributet e hedhura me shkrim dore në regjistër). Brenda afatit prej 30 ditësh, gjatë vitit 2016 janë përfunduar vetëm 67 shqyrtime gjyqësore. Pjesa tjetër, 4590 çështje ose rreth 99% e totalit janë shqyrtuar përtej këtij afati.

Gjykata Administrative Tiranë
Për efekt të këtij vlerësimi u mblodhën në këtë gjykatë 5964 vendime, prej të cilave u analizuan 5733 çështje gjyqësore themeli të vendimuara në periudhën Janar-Dhjetor 2016 (disa vendime nuk janë marrë në analizë për shkak të të dhënave të palexueshme). Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar 599 shqyrtime gjyqësore ose rreth 10 për qind e totalit.

Pjesa tjetër, 5134 çështje ose rreth 90% e totalit, janë përfunduar përtej këtij afati. Kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në këtë gjykatë për vitin 2016 rezulton të jetë rreth 78 ditë. Kjo është një mesatare pozitive, po të mbajmë parasysh se në analizë për këtë vlerësim tematik janë marrë vetëm çështje themeli, dhe jo shqyrtim kërkesash.

Gjykata Administrative Shkodër
Në raportin e INFOCIP për efekt të këtij vlerësimi u mblodhën 856 vendime prej të cilave u analizuan 849 çështje gjyqësore themeli. Të gjitha vendimet janë dhënë në periudhën Janar -Dhjetor 2016. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar 29 shqyrtime gjyqësore. Pjesa tjetër, 820 çështje ose rreth 97 % e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati. Vlen të theksohet se trupa gjyqësore e kësaj gjykate vijon të mbetet e paplotësuar me vetëm dy gjyqtarë në vend të 4 që duhet të ishin që nga krijimi i saj.

Plotësimi i trupës gjyqësore është një domosdoshmëri absolute dhe rekomandim bazë në kuadër të këtij vlerësimi për Gjykatën Shkodër. Nga vleresimi rezultoi se, brenda afatit ligjor prej 7 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e gjykatës Shkodër rreth 99.2% e totalit prej 856 vendimesh të analizuara (nga 856 vendime gjithsej të dhëna në 2016-en). Vetëm 7 vendime ose o.8% e totalit në analizë dalin jashtë këtij afati ligjor. Ky është edhe rezultati më i lartë krahasuar me gjithë gjykatat e tjera të analizuara nga ky studim për të njëjtën periudhë kohore.

Gjykata Administrative Gjirokastër
Në gjykatën e Gjirokastrës u vlerësuan 862 çështje gjyqësore themeli, vendime për të cilat është dhënë në vitin 2016 (periudha Janar -Dhjetor 2016). Këto çështje përfaqësojnë një varg indeksues të pandërprerë në numratorin e gjykatës. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar së shqyrtuari 409 çështje gjyqësore themeli. Pjesa tjetër, 453 çështje ose rreth 53% e totalit, janë vendimuar përtej këtij afati.

Nga vlerësimi rezulton se, brenda afatit ligjor prej 7 ditësh janë dorëzuar në sekretarinë e gjykatës Gjirokaster rreth 92.7% e një totali prej 835 vendimesh të analizuara. Pjesa tjetër prej 61 vendimesh ose 7.2 % e totalit në analizë janë dorëzuar jashtë këtij afati ligjor. Kjo do të thotë që, për vitin 2016, dispozitat e nenit 42 të ligjit 49/2012 kanë gjetur zbatim në masën 92% në Gjykatën Administrative të Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër.

Gjykata Administrative Korçë
Gjithashtu në Korçë u analizuan dhe vlerësuan 684 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë në vitin 2016 (4 vendime kishin të dhëna të palexueshme). Këto çështje renditen në varg indeksues të pandërprerë në numratorin e gjykatës. Rezulton se,vetëm 4% e çështjeve të vendimuara të themelit në 2016-ën janë shqyrtuar brenda 30 ditësh. Pjesa tjetër, 654 çështje ose rreth 96 % e totalit të 2016-ës janë përfunduar së shqyrtuari përtej këtij afati.

Gjykata Administrative Vlorë
Po kështu në Vlorë për efekt të kësaj analize u vlerësuan 2182 çështje gjyqësore themeli, vendimi për të cilat është dhënë në periudhën Janar -Dhjetor 2016. Në total u administruan nga kjo gjykatë 2215 çështje të cilat rezultojnë të vendimuara në vitin 2016, por për 33 prej tyre të dhënat e regjistrit ishin të palexueshme për vlerësuesit e INFOCIP.

Vlen të theksohet se të dhënat e analizuar në Vlorë mund të kenë marzh gabimi rreth 2.5% krahasuar me vetëm 1.5% që është rregulli për gjykatat e tjera. Rezulton se, brenda afatit prej 30 ditësh janë përfunduar së shqyrtuari 147 çështje gjyqesore themeli (7% e totalit). Pjesa tjetër, 2035 çështje ose rreth 93% e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati.

Gjykata Administrative Durrës
Gjithashtu në gjykatën administrative në Durrës për efekt të kësaj analize janë mblodhur 1153 çështje gjyqësore themeli, vendime për të cilat është dhënë nga Janari në Dhjetor 2016. Prej tyre në analizë u futën 1150 (3 vendime kishin të dhëna të palexueshme në regjistër). Rezulton se, gjatë 2016-ës brenda afatit 30 ditor janë shqyrtuar vetëm 41 çështje gjyqësore themeli. Pjesa tjetër, 1109 çështje ose rreth 97 % e totalit, janë përfunduar së shqyrtuari përtej këtij afati.

Article Logic
Execution time: 0.0045299530029297