INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Nëse një martesë do të jetë e lumtur, e shkruar edhe në gjene

Studimi: Nëse një martesë do të jetë e lumtur, e shkruar edhe në gjene

Publikuar më: 10:21 03-03-2019

A do të keni një martesë të lumtur?

Një gjë e tillë mesa duket nuk bazohet vetëm tek dëshira e mira por qenka më e thellë e shkruar edhe në trupin tonë.

Cdo gjë varet nga gjenet . Një studim amerikan ka zbuluar për herë të parë që 'ndryshimet' (mutacionet) në një gen të veçantë ( në hormonin e dashurisë dhe të lidhjes nënë-fëmijë, oksitocinë) janë të lidhura me një kënaqësi dhe siguri më të madhe të çiftit. Studimi u krye në Shkollën e Shëndetit Publik në Yale dhe përfshiu 178 çifte të martuara mes moshës 37 dhe 90 vjeç.

Gjeni i oksitocinës është studiuar vazhdimisht, sepse është hormon thelbësor për të krijuar lidhjen e nënës dhe fëmijës.

Studimet kanë treguar se disa mutacione të gjeneve janë të lidhura me tipare pozitive të personalitetit, të tilla si të qenit i shoqërueshëm, të sigurt dhe të ndjeshëm ndaj të tjerëve. Në mënyrë të veçantë në këtë studim u analizuan ADN-të e çifteve dhe bashkëshortët kanë mbushur pyetësorët për të përcaktuar sa të kënaqur ishin në martesë.

U pa se ata që në ADN-në e tyre janë bartës të gjenit 'rs53576 OXTR', priren të jenë më të kënaqur me martesën e tyre. Është gjithashtu e mjaftueshme që vetëm një nga bashkëshortët të ketë këtë variant për të bërë dallimin në kuptimin e lumturisë.

Studiuesit amerikanë vlerësojnë se 4% e nivelit të kënaqësisë së martesës vendoset nga ky gjen një përqindje e vogël, por e rëndësishme.

Në të ardhmen teste të ngjashme gjenetike mund të bëhen parashikuese për suksesin e martesës, përfundojnë ekspertët, por edhe më shumë këto tipare gjenetike mund të studiohen edhe në lidhje me përvojat e jetës dhe marrëdhëniet e njerëzve që nga fëmijëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105