INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi: Ngrënia e vezëve rrit performancën e trurit [Video]

Publikuar më: 17:44 12-01-2017

Shpesh studimet e kanë lidhur konsumimin e vezës me sulmet e zemrës, tensionin e lartë dhe shtimin në peshë. Por mbi të gjitha thuhet se teprimi me vezen rrit rrezikun e sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, studiuesit filandez kanë zbuluar se ngrënia e vezëve ndikon pak në nivelin e kolesterolit në gjak. Ata analizuan dietat e 2,497 njerëzve mes moshës 42 dhe 60 vjeç të cilët nuk kishin asnjë diagnozë për çrregullim të kujtesës. Gjatë një periudhe prej 22 vitesh , 337 prej personave që ishin pjesë e studimit zhvilluan një gjendje neurologjike - shumica e tyre vuajnë nga Alzheimer, kjo për shkak të një geni. Sipas studiuesve filandez as kolesteroli dhe as vezët nuk kanë lidhje me rrezikun e lartë për humbje të kujtesës, apo me sëmundjen Alzheimer. Konsumimi i vezëve është shoqëruar me performancë më të mirë në funksionin kryesor të trurit. Gjetjet sugjerojnë se një dietë me kolesterol të lartë ose konsumi i shpeshtë i vezëve nuk e rrisin rrezikun e çrregullimeve të kujtesës edhe në personat të cilët janë të predispozuar gjenetikisht. Madje një studim i kryer në muajin nëntor arriti ne perfundimin se tek ata që konsumojnë vetëm një vezë në ditë, rreziku i goditjes në zemër zvogëlohet me 12 për qind

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557