INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi:Një muaj pa alkool, rezultatet mbresëlënëse [Video]

Publikuar më: 16:20 03-01-2017

Shumica e njerëzve janë mësuar me idenë e heqjes dorë nga alkooli gjatë muajit janar, në një përpjekje për të kompensuar pirjen e tepërt gjatë festave të Krishlindjes dhe Vitit të Ri. Rreth 20 për qind e personave që pijnë alkool zhvillojnë probleme të mëlçisë të cilat mund të jetë fatale. Alkooli gjithashtu rrit rrezikun për kancer, goditje, çmenduri dhe zhvillon sëmundje të zemrës. Një studim britanik tregon se rezultatet e një eksperimenti të bërë te 5 persona që konsumojnë alkool mbi normalen janë mbresëlënëse. Personat e marrë në studim u monitoruan lidhur me peshën trupore, tensionin e gjakut dhe kolesterolin. Nivelet e tyre u kontrolluan, dhe iu nënshtruan testeve të ndryshme të tjera të gjakut para dhe pas muajit të tyre, pa alkool. Studimi i bërë te njerëzit që pijnë një mesatare prej 3 shishe e gjysëm verë në javë ka treguar se duke mos pirë për vetëm një muaj, zvogëlohet ngurtësimi i mëlçisë nga 10 deri në 15 për qind. Heqja dorë nga konsumi i pijeve alkoolike çon në ulje të konsiderueshme në peshë, ulë presionin e gjakut dhe kolesterolit. Jo vetëm që alkooli shoqërohet me kalori të larta, por pirja në nivle të larta ndihmon në rritjen e presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit - dhe rrit gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak duke bërë hormonin e insulinës, më pak efektive në përpunimin e sheqerit, duke rritur rrezikun e diabetit të tipit 2. 

Ekspertë mjekësor, paralajmërojnë se Britania është në kthetrat e epidemisë së alkoolit. Duke ju referuar raportit të muajit të kaluar të bërë public nga Institutit Shëndetit Publik në Angli, më shumë se dhjetë milionë britanikë konsumojnë pije në nivele të dëmshme, rregullisht. Ata tejkalojnë maksimumin e rekomanduar prej 14 njësive në javë ( 7 gota vere të mesme). Dhe pothuajse dy milionë britanik mendohet të jenë përdorues të rregullt të alkoolit – që i bie të konsumojnë gratë, më shumë se 35 njësi (3 shishe e gjysmë vere) në një javë, dhe burrat , më shumë se 5 shishe verë në javë.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121