INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studimi. Një në dhjetë 50-vjeçar e ka zemrën 10 vjet më të vjetër se mosha që ka [VIDEO]

Publikuar më: 16:48 04-09-2017

Organi kryesor i funksionimit të trupit të njeriut, zemra mund të plaket më shpejt se zakonisht. Kështu një studim i ri ka zbuluar se një e dhjeta e 50-vjeçarëve kanë në të vërtet një zemër 10 vjet më të vjetër sesa ata janë ,gjë që rrit rrezikun për një sulm infarkti fatal ose goditje në tru. Analiza e Shëndetit Publik në Angli bazohet në përgjigjet e 1,2 milion njerëzve të cilat kanë kryer testin e Zemrës - 33,000 prej të cilëve ishin meshkuj të moshës 50 vjeç. Organizata parashikon gjithashtu se 7,400 njerëz do të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose do të pësojnë atak vetëm gjatë këtij muaji. Sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes tek meshkujt dhe i dyti midis grave. Shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe një e katërta janë njerëz nën moshën 75 vjeç. Rreth gjysma e të anketuarve nga organizata e Shëndetit Publik nuk e dinin sa sa e kishin tensionin e tyre të gjakut.  5.6 milion njerëz që jetojnë në Angli aktualisht kanë tension të lartë por nuk e dinë këtë gjë . Kjo sipas ekspertëve të shëndetësisë është "jashtëzakonisht shqetësuese" prandaj duhet të merren masa në mënyrë që rreziku nga sëmundjet e zemrës të adresohet qysh në moshë të re.

Article Logic
Execution time: 0.0036838054656982