INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Paraja e blen lumturinë

Studimi: Paraja e blen lumturinë

Publikuar më: 19:44 08-04-2016

Paraja mund të të blejë ty lumturinë pavarësisht se shprehja tradicionale e mohon këtë gjë, të paktën kështu sugjeron një studim i Universitetit të Kembrixhit

Të shpenzuarit para në produkte që na ndihmojnë të shprehim ata të cilët jemi si individë mund të jetë po aq e rëndësishme sa të gjeturit e një punë të mirë për mirqënien tonë.

” Studimi i cili ishte publikuar në revistën 'Shkenca Psikologjike Sot” ështe i ngjashëm me shumë të përhapurat “5 të mëdhatë” tipet e personalitetit : i hapur ndaj eksperiencave, i ndërgjegjshëm, që dëshiron të jetë në qëndër të vëmendjes, tolerant, neuroticist( mat tolerancëm ndaj stresit).

Ndërsa “të hash jashtë në restorante” është rënditur në një kategori shpenzimi impulsive, ndërkohë që “kafshët shtëpiake” janë rënditur si të pranueshme.

Hulumtuesit pastaj bënë një krahasim mes  blerjeve reale të pjesëmarrësve në këtë studim me personalitetet e tyre duke përdorur të njëjtën shkallë , dhe arritën në përfundimin se njerëzit të cilët kanë shpenzuar më shumë para në gjëra që përkojnë me personalitetet e tyre ishin më të lumtur .

Joe Gladstone , një bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin Kembrixh dhe autor i studimit , tha se "që shpenzimet mund të rrisin lumturinë tonë kur shpenzohet në të mirat dhe shërbimet që i përshtaten personalitetit tonë dhe nevojave tona psikologjike .

Sandra Matz , një kandidate e PhD në departamentin e psikologjisë në Universitetin Kembrixh shtoi : “Zbulimet tona sugjerojnë se shpenzimi i parave në produkte që na ndihmojnë neve të shprehemi se kush jemi si individë mund të jetë aq e rëndësishme për mirëqenien tonë po aq sa është gjetja e punës së duhur , lagjes së duhur , ose dhe miqve apo partnerëve të duhur .

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221