A mund ta kishte shpëtuar Rosa, Jackun tek mbytja e Titanikut? Kjo është një pyetje që i ka munduar për 20 vite me radhe fansat e këtij filmi.
Një grup nxënësish australianë pohojnë se kanë provuar se si çifti i dashur që u nda tragjikisht nga fundosja e Titanikut në vitin 1997, mund të ishin bashkë tani.
Shkencëtarët e vegjël kanë deklaruar se duke përdorur një formulë matematikore kanë provuar se si Jack mund të kishte shpëtuar.
Sipas tyre nëse çifti do ta përdorte jelekun e shpëtimit për ta vendosur poshtë derës dhe jo për ta veshur, do ti kishte dhënë më shumë qëndresë për të mbajtur dhe Jackun.
E nëse kjo teori do dihej që atëherë, jack dhe Rose do ta vazhdonin ndoshta per dhjetra vite me pas historinë e tyre të dashurisë që është bërë burim frymëzimi për shumë çifte.