Sa më e madhe të jetë bebja e syrit aq më i zgjuar është individi. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga studiuesit amerikanë. Ata kanë identifikuar marrëdhëniet mes zgjerimit të bebes së syrit dhe kapacitetit mendor të 512 subjekteve të përfshirë në një seri të testesh. Lidhja midis këtyre dy faktorëve varet nga coeruleus locus, një zonë që lidh drejtpërdrejt punën e bebes së syrit me funksionin e trurit. Pacientët iu nënshtruan një sërë testesh njohëse projektuar për të matur sidomos "kujtesën e punës "dhe" inteligjencën fluide. Kujtesa e punës është pjesë e kujtesës afatshkurtër, për të mbajtur mend ndwrsa arsyetimi fluid është aftësia për të menduar logjikisht dhe për zgjidhjen e problemeve në situata të reja. Perfundimet e studimit treguan se ata që arritën rezultate më të larta të testit kishin bebet e syve më të mëdha se sa ata që regjistruan performancën më të keqe njohëse.