INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Sa më shumë kohë të kaloni me nënën tuaj, aq më gjatë do jetojë ajo

Studimi: Sa më shumë kohë të kaloni me nënën tuaj, aq më gjatë do jetojë ajo

Publikuar më: 21:40 19-02-2017

Të ftosh gjyshërit për darkë, mund t’i zgjasë jetën atyre, thotë një studim i ri.

Studiuesit në Universtitetin e Kalifornisë, San Francisco kanë arritur në përfundimin se vetmia luan një rol të rëndësishëm në dobësimin e shëndetit për moshën e vjetër. Studimi në të cilin morën pjesë 1600 persona të moshuar, me një moshë mesatare 71 vjeç, pavarësisht kontrollit shëndetësor dhe statusit social-ekonomik, vetmia iu rrit në mënyrë të vazhdueshme mundësinë për të vdekur në një moshë më të re.  Gati 23% e pjesëmarrësve të vetmuar kanë vdekur brenda gjashtë viteve të studimit, në krahasaim me 14% të atyre që raportuan se kanë një shoqëri të konsiderueshme.

“Gjithë jetën kemi nevojë për njerëzit që na njohin, na vlerësojnë, dhe na sjellin gëzim”m u shpreh për Neë York Times, Barbara Moscoëitz, punonjëse sociale për të moshuarit në Spitalin e Massachusetts.

Është e rëndësishme të nxisim marrëdhëniet mes njerëzve të moshuar, pasi ata do të ndihen më të rinj, do iu duket sikur po lulëzojnë në një moshë të madhe, sikur po përjetojnë një rini të dytë. Të kalosh shumë kohë me gjyshërit i ndihmon shumë ata, por marrëdhënia është simbiotike, kështu që na sjell edhe ne benefite. 

Ata e vlerësojnë shoqërinë dhe bisedën në mënyrë kritike për jetën e përditshme, dhe ne kështu mësojmë historitë e tyre, fitojmë përqafimet e tyre, dhe më e bukura nga të gjitha, recetat sekrete të gatimit.

Pra, dhruojini çdo ditë përqafime të dashurve tuaj e kaloni më shumë kohë me ta!

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167