INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Shtim i frikshëm i “të pafeve”

Studimi: Shtim i frikshëm i “të pafeve”

Publikuar më: 11:16 27-05-2016

Numri i njerëzve që nuk besojnë në asnjë fe, sa vete dhe po rritet në mënyrë të ndjeshme duke e kaluar madje edhe numri i popullsisë që besojnë në Kristianizëm. Të paktën kështu ka treguar studimi i fundit i zhvilluar në Angli dhe Uells.

Numri i popullsisë e cila e konsideron veten si pa besim, ka arritur 48.5% në vitin 2014, pothuajse dyfishi i rezultateve të censusit në vitin 2011 i cili kapte shifrën e 25%. Pjesa e shtetasve që e konsiderojnë veten Kristian- Anglikan, Katolik apo besime të tjera me emërtime të ndryshme është gati 43.8% e popullsisë së këtyre vendeve.

Studimi i sipërpërmendur nuk ka përfshirë të dhëna nga popullsia e Skocisë apo e Irlandës së Veriut, megjithatë një tjetër statistikë e ngjashme vjen nga këto vende. Muajin e fundit në Skoci, një studim i Scottish Social Attitudes ka zbuluar se 52% e popullsisë ka pohuar se tashmë nuk janë pjesë e një grupimi fetar, në krahasim me 40% që kanë deklaruar të njëjtën gjë në vitin 1999.

Në Irlandën e Veriut, e cila prej kohësh ka qenë pjesa më e lidhur me fenë në Mbretërinë e Bashkuar, 7%, në vitin 2011, kanë deklaruar se nuk i përkasin ideologjikisht asnjë prej feve Kristiane.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428