INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi: Thuajini lamtumirë thinjave!

Studimi: Thuajini lamtumirë thinjave!

Publikuar më: 20:47 11-04-2016

Në një studim të ri të Universitetit College, Londër, shkencëtarët kanë identifikuar gjenin specifik që përcakton thinjen e flokëve, gjë që mundëson parandalimin e thinjave.

Studimi, i publikuar në gazetën “Nature Communications”, tregon në hollësi se si u identifikua gjeni që ndikon në thinjen e flokëve, i cili është emëruar “IRF4”. Thuhet se gjeni luan një rol të madh në rregullimin e melaninës, ajo që i jep ngjyrë flokëve, lëkurës dhe syve. Për të arritur në këtë përfundim, ata kanë mbledhur mostra të flokëve nga mbi 6000 vullnetarë të moshave 18 dhe 45 vjeç në Amerikën Latine.

Ky zbulim i ri, do t’iu ndihmojë shkencëtarëve që të gjejnë mënyrën e parandalimit të thinjes së flokëve.

“Ne tashmë e dimë se disa gjene ndikojnë në ngjyrën e flokëve, por kjo është hera e parë që është identifikuar gjeni që shkakton thinjen e flokëve, si dhe gjenet e tjera që ndikojnë në dendësinë e flokëve dhe formën”, tha udhëheqësi i studimit, Kaustubh Adhikari nga Universiteti College në Londër.

Ai gjithashtu shtoi: “Ky variant gjenetik i gjenit IRF4 ka dy forma; një formë është e pranishme në mbarë botën dhe forma tjetër është e pranishme vetëm tek evropianët. Dhe ne pamë se kjo formë e veçantë evropiane pothuajse i dyfishon shanset që floku të marrë ngjyrën gri.”

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896