INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi tregon rezultate shqetësuese: 'Celularët po rrisin numrin e vetëvrasjes së adoleshentëve'

Studimi tregon rezultate shqetësuese: 'Celularët po rrisin numrin e vetëvrasjes së adoleshentëve'

Publikuar më: 20:03 15-05-2019

Celularët lidhin njerëzit si kurrë më parë, por nga ana tjetër bëhen dhe një mjet izolimi për disa të tjerë. Adoleshëntët janë ata që janë më shumë të lidhur pas këtij mjeti teknologjik.

Sipas një studimi marrëdhënia e adoleshentëve me telefonat e tyre është shumë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.

Numri i vetëvrasjeve mes adoleshentëve është rritur dhe shkak për këtë studiuesit bëjnë telefonat celularë të cilët kanë një efekt katastrofik tek fëmijët, adoleshentët si dhe të rinjtë të lindur në mesin e viteve 1990 ose më vonë.

Brenda periudhës kohore 2010 dhe 2015, numri i adoleshentëve amerikanë që ndiheshin të mërzitur dhe të padobishëm u rrit me 33 për qind, ndërsa, përpjekjet për vetëvrasje u rritën me 23 për qind.

Për “UNILAD” Dr. Jean Twenge tregon se koha e kaluar në mjetet teknologjike çon drejt mungesës së lumturisë.

“Shumë studime eksperimentale tregojnë se koha e kaluar në celular çon drejt mungesës së lumturisë dhe jo e anasjella” shprehet doktori.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875