INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi zbulon bashkitë që kanë braktisur shtresat në nevojë

Studimi zbulon bashkitë që kanë braktisur shtresat në nevojë

Publikuar më: 12:32 08-07-2019

Shqipëria është një vend me nevoja të larta financiare për shtresat në nevojë. Por jo të gjitha bashkitë arrijnë të mbulojnë nevojat e qytetarëve. Madje në disa bashki nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi. Programi i Kombeve të Bashkuara ka bërë një studim të thellë për shërbimet sociale që ofrojnë bashkitë. Sipas studimit, rreth 31% e shërbimeve shoqërore janë të përqendruara në Qarkun e Tiranës, ndërsa numri më i vogël i shërbimeve 0,8% ofrohet në Qarkun e Kukësit. E ndarë sipas grupeve në nevojë, në Bashkinë e Tiranës shërbimet për fëmijë zënë peshë të konsiderueshme, rreth 50%. 

Në dallim nga të gjitha bashkitë e tjera, në kryeqendrën e Shqipërisë ofrohen shërbime për të gjitha grupet në nevojë.
Individët me aftësi të kufizuara janë grupi që përfiton më shumë shërbime në Qarkun e Durrësit. Edhe fëmijët kanë shërbime të konsiderueshme në bashkinë e Durrësit, por nuk është e njëjta mbështetje për të moshuarit dhe gratë në nevojë.
Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Librazhdit kanë braktisur individët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët. Në këto dy bashki të vegjëlit kanë shërbime të limituara.
Qytetarët në nevojë në Kukës janë pothuajse të braktisur, ashtu sikundër edhe ato të Dibrës. Të vetmet shërbime që ofrohen në Bashkinë e Kukësit dhe ato janë vetëm për të “Moshuar” dhe “Individë me aftësi të kufizuara”. Në dy bashkitë e tjera, Tropojë dhe Has, nuk ofrohet asnjë shërbim.
Qarku i Dibrës është qarku më i varfër i vendit sa i takon ofrimit të shërbimeve sociale. Në të gjithë qarkun ofrohen vetëm dy lloje shërbimesh, përkatësisht për të “Moshuar” në Bashkitë e Dibrës dhe Matit, si dhe për “Individë në nevojë” në Bashkinë e Matit. Në Bashkitë Bulqizë dhe Klos nuk ofrohet asnjë lloj shërbimi.
Shkodra ndihmon më shumë të varfrit ndërsa Vlora gratë në nevojë. Ndëkrohë, nuk janë pak por plotë 21 bashki që nuk ofrojnë asnjë lloj shërbimi social.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111