INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi zbulon numrin ideal te partnerëve seksualë për femra e meshkuj

Studimi zbulon numrin ideal te partnerëve seksualë për femra e meshkuj

Publikuar më: 19:50 27-12-2016

Kjo është një pyetje e garantuar që herët a vonë do të vijë në një marrëdhënie : Me sa persona ka fjetur partneri/ja juaj? Dhe tani një studim i ri ka dhënë numrin ideal si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Çfarë do t’ju lërë tërësisht pa fjalë është fakti se numri është i njëjtë për të dyja rastet. Sipas studimit të ndërmarrë nga universitetet e Nottingham, Bristol dhe Sëansea dhe të publikuar në Studimet e Ditarit të Seksit, numri magjik është 3, si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Ky është numri i eksperiencave seksuale që personat do preferonin të kishte partneri/ja i tyre. Kjo për sa i përket marrëdhënieve afatshkurtra, pasi kur vinte puna për marrëdhënie afatgjata varionte shumë, me një mesatare që kaptë numrin dy. Gjithashtu femrat ndjeheshin më pak të tërhequra nga meshkujt që kishin fjetur me më shumë se 6 femra para tyre. Meshkujt nga ana e tyre deklaruan se nuk mund të kishin asgjë me një femër që kishte fjetur me 11 veta, duke e cilësuar këtë numër si pikën e thyerjes. Megjithatë, çfarë është interesant dhe vërtetë ironik është fakti se as femrat dhe as meshkujt nuk i përmbushnin dot kriteret e tyre. Ndërkohë që kërkonin numrin 3 apo 2, vetë kishin fjetur me më shumë persona. Femrat saktësisht kishin një mesatare prej 5.81 eksperiencash ndërsa meshkujt 8.4. Në studim u bënë pjesë 188 persona nga mosha 18 deri në 35 vjeç me një moshë mesatare prej 21 vjeçësh.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721