INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studimi zbulon shtetet ideale për të jetuar gjatë

Studimi zbulon shtetet ideale për të jetuar gjatë

Publikuar më: 13:06 25-08-2019

Mirëqenia e lartë dhe stresi në nivele të ulëta janë faktorë që ndikojnë njësojë në jetëgjatësinë e njeriut. Por një studim i fundit ka treguar se gratë dhe burrat nuk jetojnë njësoj gjatë në një vend.

Një sërë ekspertësh që kanë studiuar jetëgjatësinë në 15 vende të mëdha kanë zbuluar se gratë jetojnë më gjatë në Zvicër se të gjitha gratë e tjera në botë

Sipas këtij studimi, femrat që jetojnë në Zvicër mesatarisht jetojnë 79.03 vjet. Ndërkohë gratë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA kanë një jetëgjatësi mesatare prej 76 vitesh, duke u renditur respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë.

Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanias, zbuluan se Australia kryeson tabelat për jetëgjatësinë e meshkujve me 74.1 vjet. Për burrat, Mbretëria e Bashkuar renditet e gjashta, me 72.33 vjet dhe SHBA-ja në vendin e tetë me 71.57 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715