INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit hedhin hapin e parë drejt kurimit të paralizës cerebrale [VIDEO]

Studiuesit hedhin hapin e parë drejt kurimit të paralizës cerebrale [VIDEO]

Publikuar më: 17:27 24-10-2017

Truri i njeriut është një super-kompjuter misterioz. Miliarda neurone lëvizin brenda një rrjeti të ndërlikuar, nëpërmjet të cilat kontrollohet çdo mendim, ndenje dhe lëvizje.

Pas shumë e shumë studimesh, shkencëtarët kanë mundur të kuptojnë se si truri arrin të kontrollojë lëvizjet tona.

Hulumtuesit në Qendrën Verilindore për Kërkime të Rrjetit i nisën kërkimet në trurin e një krimbi i cili përbëhet nga 300 neurone, dhe arritur të kuptojnë se si neuronet janë përgjegjëse për mënyrën se ne kryejmë lëvizjet.

"Kjo do të thotë që në momentin që e kuponë mënyrën se si neuroni funksionon dhe është përgjegjës për lëvizjen, pasi ai dëmtohet ke mundësin për të rikthyer përsëri në punë" shprehen studiuesit.

Emma Towlson e ka cilësuar këtë si hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt kurimit të sëmundjeve të paralizës cerebrale, dhe sëmundjeve të tjera që janë përgjegjëse për humbjen e funksionit të muskujve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273