INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit: Je adoleshent deri në moshën 24-vjeçare [VIDEO]

Studiuesit: Je adoleshent deri në moshën 24-vjeçare [VIDEO]

Publikuar më: 14:43 22-01-2018

Adoleshenca tani zgjat nga mosha 10 deri në 24 vjeç, megjithëse mendohej se përfundonte në moshën 19 vjeçare, thonë shkencëtarët.

Në kohën e sotme të rinjtë vazhdojnë arsimin për më shumë kohë dhe kjo ka sjell që të kemi një rritje të moshës ku të rinjtë vendosin të martohen.

Deri në moshën 24 vjeç shumica e të rinjve varën nga prindërit çka ka sjell dhe një perceptime se kur fillon mosha e marrjes së përgjegjësisë.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare mosha mesatare kur një mashkull vendos të martohet është 32.5 vjeç ndërsa për një femër 30.6 vjeç, dhe krahasuar me të dhënat e këtyre 40 viteve të fundit mosha e martesës është rritur me 8 vite.

Rritja e periudhës së adoleshencës sipas specialistëve nuk ka ardhur vetëm nga rritja e gradëve të shkollimit por dhe fillimi i hershëm i pubertetit.

Nëse më parë puberteti niste rreth moshës 14-16 vjeç, sot për adoleshentët nis që në moshën 10-12 vjeç, e kjo për shkak të ushqimeve me hormone.

Profesor Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës ka deklaruar se me rritjen e moshës së pubertetit duhet të ndryshojnë dhe politikat sociale.

Sipas tij Mbretëria e Bashkuar duhet ti marr parasysh këto ndryshimi fiziologjike dhe psikologjike tek fëmijët dhe duhet të ndryshojnë politikat.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314