INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit nga Harvard do hedhin poshtë gjithçka keni dëgjuar mbi dietat e mëparshme!

Studiuesit nga Harvard do hedhin poshtë gjithçka keni dëgjuar mbi dietat e mëparshme!

Publikuar më: 14:09 18-10-2016

Përgjatë 20 viteve të fundit,shëndeti i njerëzve është përkeqësuar ndjeshëm.

Më saktë, problemet që dalin gjatë periudhës së mëvonshme të jetës janë shtuar dukshëm. Vdekjet nga Alzheimer apo sëmundje të tjera të tipit dementia kanë kapur shifra alarmante, duke u trefishuar ndërsa ato nga Parkinson janë dyfishuar përgjatë globit. Eskpertët thonë se 65 dëri në 80% i jetëgjatësisë varet nga faktorët mjedisorë si dhe nga ushqimi. Studiues të Harvard japin disa këshilla të padëgjuara më parë, të shtoni karbohidratet e marra nga orizi i bardhë, makaronat apo buka në dietën tuaj, si dhe të shmangni orizin ngjyrë kafe. Ata shtojnë gjithashtu se duhet të konsumoni më shumë kafe dhe verë të kuqe.

oriz.jpg

Megjithatë zbulimi më mbresëlënës vjen mbi hekurin që ndodhet në ushqimet që konsumojmë. Hekuri gjendet me bollëk tek mishi i kuq dhe shumë lloje të tjera ushqimesh të cilat i konsumojmë shpesh. Por ndërsa është lavdëruar gjerësisht për shkak të vlerave që ka, pasurimi i organizmit me hemoglobinë dhe përcjellje e oksigjenit nëpër trup, janë pikërisht këto cilësi që luajnë një efekt bumerang. Nëse gjatë rinisë trupi nuk ka aspak probleme dhe e proceson mjaft mirë hekurin, në fazat e mëvonshme të jetës bëhet shumë më e vështirë. Rezervat me hekur nuk shkarkohen nga organizmi siç bëhet me mineralet e tjera, kjo veçanërisht tek njerëzit që dhurojnë rrallë ose nuk dhurojnë fare gjak.

mish.jpg

Është pikërisht oksidimi që realizohet nëpërmjet hekurit ai që e plak trupin përgjatë viteve. Kështu mos e teproni më ushqimet që përmbajnë hekur pasi sot vërtet mund t’ju bëjnë mirë, por më vonë do t’ju krijojnë probleme. Është vërtetuar gjithashtu se hekuri laun rol negativ në organizëm për sëmundjet sit Alzheimer dhe Parkinson, pra të dëmentias dhe ato të lëvizjeve motorike të trupit.

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225