INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Studiuesit paralajmërojnë: Gra mos u gënjeni, testet e fertilitetit janë humbje parash [VIDEO]

Publikuar më: 17:51 11-10-2017

Testet e fertilitetit të cilat kryhen nga gratë që shqetësohen se po bëhet shumë vonë për të lindur një fëmijë, nuk janë gjë tjetër veçse një "humbje parash". Testet të cilat mund të kushtojnë 100 paund apo edhe më shumë, matin hormonet në gjak për të dhënë një ide se sa vezë ka një grua. Studimi i fundit në Journal of the American Medical Association zbuloi se testet nuk parashikonin shansin e gruas për të mbetur shtatzënë. “Grave duhet t'ua tregojmë këtë gjë, mos ti gënjejmë në kot”, thonë ekspertët. Testet u zhvilluan fillimisht nga klinikat e Fertilizimit in Vitro (IVF) për të parashikuar se si një grua që po merr trajtim të fertilitetit mund t'i përgjigjet mjekimit të përdorur për të stimuluar vezoret për të prodhuar vezë. Disa kompani po i reklamojnë ato tek gratë si një trajtim për fertilitetin. Studimi amerikan përfshiu 750 gra të moshës 30 deri 44 vjeç të cilët nuk kishin histori të infertilitetit dhe kishin tentuar të mbeteshin shtatzënë në tre muaj ose më pak. Rezultatet treguan se hormonet që matin testet e rezervës ovariane nuk kishin asnjë ndikim në mundësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë brenda një muaji të caktuar. Po kështu nuk tregoi një shans më të ulët të konceptimit pas gjashtë apo 12 muajsh. Ekspertët theksojnë se shumë gra me rezerva të ulëta të vezëve mund të mbeten shtatzënë pa asnjë problem, ndërsa ato që mund të kenë një rezervë të mirë ovariane mund të duan më shumë kohë dhe mund të kenë nevojë për trajtim të fertilitetit.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004