INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studiuesit zbulojnë 'fajtorin' e depresionit sezonal

Studiuesit zbulojnë 'fajtorin' e depresionit sezonal

Publikuar më: 12:25 11-11-2018

Ditët e shkurtra dhe të ftohta të dimrit ndikojnë në çrregullimin serioz të humorit i cili  konsiderohet si një lloj depresioni. Çrregullimet e humorit që ndodhin në muajt e ftohtë të dimrit kanë një shkaktar. Studiuesit kanë zbuluar genin përgjegjës për depresionin sezonal. Ekspertët amerikanë studiuan tërë gjenomitin e 1,380 individëve me çrregullime depresive dimërore dhe e krahasuan atë me 2,937 individë pa këtë problem. Gjatë studimit ata identifikuar një gen të quajtur 'ZBTB20' i cili luan një rol në ritmet e trupit të lidhura me ndryshimin e dritës dhe të errësirës.  Ky gen është i rëndësishëm për përshtatjen me ditët më të shkurtra në dimër. Është e mundur që ndryshimet e këtij gjen të bëjnë më të vështirë për trupin të pranojë fundin e sezonit të verës dhe të hyjë në më të zymtë sezonin e ftohtë, duke çuar në një çrregullim depresiv, sezonal. Studiuesit pohojnë se analiza e kryer prej tyre ka treguar lidhjen e sinjaleve të depresioni sezonal genin. Ky rezultat mund të jetë i rëndësishme në trajtimin e luhatjes së humorit. Ata gjetën se kishte edhe një lidhje në trashëgiminë e depresionit sezonal. Kështu të afërmit e një personi me luahtje humori kishte më shumë mundësi të prekej nga depresioni sezonal se njerëzit e tjerë. Ekspertët amerikanë kryen një studim ku u përfshin  njerëz nga katër vende të ndryshme në SHBA. Ata gjetën se  në Florida, prevalenca e depresionit dimëror ishte vetëm 1.5 për qind e popullsisë, ndërsa në New Hampshire ishte pothuajse 10 për qind. Nëse jeton në një vend që nuk ka shumë dritë, apo nëse punon natën rreziku për tu prekur nga ky lloji depresioni është më i lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209