Nuk mbahej mend një situatë e tillë që jo vetëm në maj, po as në dimër të ndodhte diccka e tillë. Breshër dhe stuhi për gati një orë përjetuan banorët e Gramshit ku dëmtimet e kulturave bujqësore janë të mëdha. Banorët në Kukar të Gramshit pohojnë se breshëri kishte madhësinë e një arre fenomen të cilin e kanë quajtur diccka të pazakontë sidomos të moshuarit. Ata kanë kërkuar evidentim të dëmve në frutikulturë dhe kompensim nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në fshatrat e njësisë administrative Kukur, dëmet paraprake janë të mëdha.
Kulturat bujqësore, por edhe vreshtat dhe drurët frutorë janë dëmtuar plotësisht.
Fermerët thonë se kërkojnë dëmshpërblim, pasi me këto mbajnë familjet.
Por, stuhia në këtë zonë shkaktoi edhe rrëshqitje toke në disa akse rrugore që lidhin fshatrat me qendrën administrative, duke krijuar vështirësi në qarkullim.