Reshjet e shumta në Itali kanë shkaktuar përmbytje në disa zona në pjesën veriore.
Sipas mediave italiane situata paraqitet më e rëndë në zonën e Veronës dhe Napolit.
Deri tani raportohen vetëm dëme materiale dhe asnjë viktimë.
Mësohet se Spitali i Rajonal i Napolit ka ofruar ndihmë për të gjithë banorët e zonës të cilët janë prekur nga përmbytja. Dhomat dhe korridoret do të jenë të hapur për disa ditë për banorët e evakuuar.
Situata pritet të rëndohet në orët në vazhdim, pasi reshjet e shiut janë shtuar.