Stuhitë e mëdha të ardhura në Europë kanë shkaktuar së paku 7 viktima. Mediat e huaja raportojnë se stuhia e ditës së sotme ka goditur Belgjikën, Holandën, Gjermaninë dhe disa shtete të tjera, ku për pasojë la 7 persona të vdekur.
Tre prej kanë ndërruar jetë në Gjermani pasi era e fuqishme ka shkulur lisat, pullazet dhe ka nxjerrë nga rruga disa automjete, transmeto panorama.
Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shtete tjera evropiane, ku pamjet e transmetuara tregojnë se stuhia ishte shumë e fuqishme, duke lënë prapa shumë shkatërrime.