INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhi e fuqishme në Havai/ Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhi e fuqishme në Havai/ Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Publikuar më: 08:37 24-08-2018

Havai është goditur nga erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm teksa Uragani Lane i afrohet shtetit amerikan, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.
Shkollat dhe zyrat janë mbyllur teksa banorët janë strehuar nga stuhia, e cila ka arritur në kategorinë e tretë të enjten. Derisa stuhia u është afruar ishujve të shtetit Aloha, era ka arritur shpejtësinë e 125 km/orë dhe shiu ka rënë me shpejtësi të madhe.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Havai. Shtëpia e Bardhë ka thënë se autoritetet federale janë të gatshme për të ofruar ndihmë. Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë përmes një njoftimi në Twitter se ndonëse kategoria e stuhisë është ulur, situata vazhdon të jetë e “rrezikshme” dhe vërshimet e mëdha përbëjnë “shqetësim të madh”.

Article Logic
Execution time: 0.0035889148712158