I ftohti ekstrem, me temperature te ulëta, reshje bore, ngrica e stuhi ka paralizuar pjesën me te madhe te kontinentit evropian ku kanë shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të Europës qendrore e asaj lindore. Pjesa veriore dhe qendrore e kontinentit rezulton te jete me e prekura nga i ftohti polar. Transporti është paralizuar dhe linjat e energjisë elektrike kanë rënë në disa rajone të Republikës Çeke, Austrisë e Polonisë. Në Hungari, ulja e ndjeshme e temperaturave ka çuar në ngrirjen e disa lumenjve. Sipas eksperteve, një dimër i tille nuk është pare per te paktën 30 vitet e fundit. Prandaj ata paralajmërojmë marrjen e masave per te shmangur humbjen e jetëve njerëzore. Prej këtij fronti polar, termometri do të shënojë ulje të menjëhershme në Salzburg të Austrisë, Athinë të Greqisë e Minsk të Bjellorusisë. Ndërsa në pjesën veriore të Finlandës dhe Suedisë, temperaturat gjatë natës mund të bien deri në -40°C, ndërsa ditën llogaritet të shkojnë në -20°C. I ftohti i acartë pritet të zgjasë e pakta deri fundjavën tjetër.