Stuhi të fuqishme, erëra të forta dhe reshje shiu të dendura!
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftur të gjitha portet shqiptare se të hënën priten stuhi të fuqishme në det.
Sipas njoftimit, ditën e hënë bregdeti shqiptarë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s në drejtimin jug-perëndim të cilat do të shkaktojnë dallgë 7-8 ballë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka kërkuar nga të gjitha subjektet detare, të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porteve dhe të rrisin shkallën e sigurisë./INTv.al