Stuhia "eleonor" ka prekur Britaninë e madhe ashtu siç dhe ishte paralajmëruar më parë.
Nga informacionet e deri tanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Makinat janë bllokuar në rrugët e përmbytura në Britaninë e Madhe pasi lumenjtë kanë dal nga shtrati si pasoje e valëve masive të baticës.
Specialistët paralajmërojnë se Eleonora pritet të godasë dhe gjysmën e Francës.
Ditën e sotme stuhia ka prekur Bretanjën, La Manshin, veriun dhe rajonin parizian me erëra të forta lokale që kalojnë 140 kilometra në orë .
Sipas medieve franceze kulla Efiel është mbyllur për publikun dhe udhëtimet ajrore janë pezulluar.
Zyra e Shërbimit Meterologjik kanë paralajmëruar se stuhia mund të godas Irlandën e veriut, Uellsin dhe skajet jugor të Skocisë.
Stuhia “Eleanor” karakterizohet nga shiu, breshëri, vetëtimat dhe bubullimat e fuqishme dhe kjo është stuhia e 4 e fuqishme që godet Francën.