INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stuhia nuk i ndal haxhinjtë në Mekë, mbi 2 mln pelegrinë në Arabi [VIDEO]

Stuhia nuk i ndal haxhinjtë në Mekë, mbi 2 mln pelegrinë në Arabi [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 20-08-2018

Kjo e hënë ka shënuar ditën e parë të pelegrinazhit të besimtarëve myslimanë në Mekë. Edhe pse ka patur reshje të shumta shiu, pjesëmarrja ka qenë tepër e lartë.
Rreth 2 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u përballën sot me rrebeshe shiu në Arabinë Saudite, teksa po nisnin pelegrinazhin e pervitshem të Haxhit. Shirat dhe stuhitë detyruan pelegrinët që të mbroheshin në tenda. Disa u lutën në Xhaminë e Madhe para se të shkonin në zonën e Minës ose në drejtim të Malit Arafat, në lindje të Mekës. Besimtarët mbërritën në Arabi javën e kaluar për ritualin 5-ditor, që ripërshkon rrugën që Profeti Muhamed bëri 14 shekuj më parë.
Autoritetet janë përgatitur prej muajsh për të garantuar sigurinë e pelegrinëve, tha Ministri i Shëndetësisë Taëfiq al-Rabiah për Reuters, ku më shumë se 30 000 persona janë angazhuar për kujdesin shëndetësor dhe 25 spitale janë në gadishmëri. Ky pelegrinazh ka marrë një dimension gjithnjë e më shumë high-rech me rritje të aplikacioneve të celularëve për t’i ardhur në ndihmë besimtarëve. Për të patur lehtësira në këtë ngjarje gjigante, pelegrinët po përfitojnë nga një numër në rritje i aplikacioneve, në gjuhë të ndryshme në telefonat e tyre celularë. Ndërkohë grave u është lejuar gjithashtu të nisin pelegrinazhin që nga muaji qershor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047957897186279