Stuhi politike ka shkaktuar një batutë e Donald Trump kundër rivales së tij në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Duke iu referuar njerëzve që zotërojnë armë zjarri ai ka thënë se, “populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton”.
Këtë deklaratë shokuese Trump e ka bërë gjatë një mitingu në Ullmington, në Karolinën e Veriut. E menjëhershme ka qenë replika e Hillary.
“Ja përse Trump është i rrezikshëm. Një person që synon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë të nxisë dhunën”, thuhet në reagimin e ish-sekretares së Shtetit.