Ishte spekuluar më parë në mediat e ndryshme, por tashmë vjen konfirmimi zyrtar.
E kush mund ta jepte më mirë këtë lajm se vetë bukuroshja e njohur, e cila ka bërë lajmërimin në Instan e saj. ish Miss Albania e vitit 2005 tregon më në fund hapur shtatzaninë ndërkohë që shfaq foton e saj të parë me barkun e fryrë. Suada nuk e lë me kaq, pasi ajo na rrëfen edhe një detaj tjetër interesant. Ajo është shtatzënë prej 21 javësh, që i bie diku tek 5 muaj, dhe megjithatë ka ditur ta fshehë mjaft mië për një kohë aspak të shkurtër. Ajo e mbyll postimin e saj një mbishkrim në anglisht “zemra dhe trupi im të mbushur me dashuri”. Dhe ne i urojmë një shtatzani sa më të shëndetshme.