INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suada Sherifi tregon

Suada Sherifi tregon "hallet" prej mamaje, zbulon se çfarë u bë me martesën e saj

Publikuar më: 14:41 23-09-2016

Suada Sherifi është nëna më e re e botës së spektaklit shqiptar.

Ish Miss Shqipëria i dha jetë javën e kaluar fëmijës së saj të parë dhe tani ajo vjen në Fun Day për të treguar pak nga kjo eksperiencë. në lidhje telefonike me Fatmën, ajo tregon disa detaje interesante nga jeta si mami. Bukuroshja 28 vjeçare është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Deizi, emër që ka kuptimin “drita e ditës”. E pyetur se si po e përjeton periudhën e paslindjes, Suada thotë se gjithçka është një tmerr i vërtetë pasi nuk ia del të flejë gjumë. Por edhe gjatë ditës situata nuk duket me më pak intensitet, dhe ajo tregon që nuk mungojnë zënkat simpatike për të ndarë se kujt i ngjan vajza, familjes së saj apo të bashkëshortit. Në fund Suada ka rrëfyer dhe detajin më interesant, duke thënë se ka ndërmend të bëjë dasëm dhe lindja e fëmijës nuk e mbyll këtë derë. Madje duket se e hap, pasi kanë vendosur që për 1 vjetorin e vajzës, ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëjnë një dasëm shumë të madhe dhe të bukur. Dhe nuk është zgjedhur rastësisht 15 shtatori, pasi përtej datëlindjes së vogëlushes bukuroshe, sipas Suadës përkon edhe me sezonin e dasmave.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758