Fitorja e Kupës së Botës nga Franca ka lënë shumë rezerva edhe për albitrimin, i cili sigurisht nuk mund të mos kombinohej edhe me dhomën e teknologjisë VAR.
Vijojnë kritikat për gjyqtarin argjentinas Nesto Pitana.
Kësaj here ka qenë portieri legjendar Iker Kasijas, i cili ka kritikuar hapur 43-vjeçarin për episodin në minutën e 18-të ku Manxukiç shënoi autogol. Portieri spanjoll nuk e kuptoi pse gjyqtari Pitana akordoi goditje dënimi në favor të Grizmanit që nuk ekzistonte.
“Sinqerisht, nuk e kuptoj shumë mirë përdorimin e VAR. Gjyqtari sinjalizon një goditje dënimi që nuk ekzistonte në favor të Grizman. Gol i Francës në këtë aksion.
Por nuk ndodh asgjë”, shkroi Kasijas në “Twitter”.
Edhe rivalë të përbetuar kur portieri ishte pjesë e Realit, sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka ndarë të njëjtin mendim me Kasijasin duke shkruar: “Ke të drejtë Iker Kasijas dhe përveç kësaj, është Pogba në pozicion jashtë loje që merr pjesë në aksion”, ishte reagimi i Suarez.