INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Substanca e lumturisë, shkenca mbështet teorinë e Dalai Lamas

Substanca e lumturisë, shkenca mbështet teorinë e Dalai Lamas

Publikuar më: 10:51 23-05-2016

Në librin “Shkathtësia e ngritjes së lumturisë”, Dalai Lama ka shkruar kështu: “Patjetër duhet të mësojmë se si ta duam atë që e kemi dhe të pajtohemi me atë që nuk e kemi, në mënyrë që të gjejnë stabilitetin dhe lumturinë”. Sëfundi edhe shkenca ka pranuar këtë koncept.

Neurologu Jaak Panksepp thekson se rruga që të çon drejt lumturisë, jo mosarritja në cak, është ajo që na bën të lumtur. Ai ka sqaruar edhe një element të rëndësishëm. Lumturinë afatgjatë nuk e krijon tona plotësimi i dëshirave tona.

Duke folur në TEDx, ai ka është ndalur në shtatë emocione kryesore: gëzimin, panikun, brengën, dëshirën e zjarrtë, frikën, hidhërimin dhe kureshtjen, përkatësisht dëshirën për të kërkuar dikë apo diçka. Ky emocion i fundit, thekson Panskepp, është çelësi i lumturisë sonë.

Ai ndalet në shpjegimin e substancës së lumturisë.  Është pikërisht dopamina, substancë kimike në trurin tonë, është e lidhur me kënaqësinë, gjithashtu është e lidhur edhe me instinktin e kërkimit. Është vërtetuar se duke hulumtuar dhe kërkuar informacione të reja, truri ynë liron dopaminën që çon në kënaqësi.

Ky studim përputhet me shumë studime të mëparshme të cilat kanë treguar se njeriun pasuria dhe forca nuk e bëjnë të lumtur, por për lumturi kanë meritë kërkimet e vazhdueshme dhe ruajtja e marrëdhënieve cilësore.

Article Logic
Execution time: 0.0032100677490234