INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Substancat NARKOTIKE/ Nga heroina tek alkooli, ja cila krijon më shumë varësi

Substancat NARKOTIKE/ Nga heroina tek alkooli, ja cila krijon më shumë varësi

Publikuar më: 13:59 31-03-2019

Tashmë të gjithë e dimë se konsumi i substancave narkotike është i dëmshëm për shëndetin për shkak të varësisë që trupi jonë krijon ndaj tyre. Mirëpo jo të gjitha drogërat kanë të njëjtën shkallë rrezikshmërie përsa i përket varësisë. Më poshtë do tju njohim me substancat që krijojnë më shumë varësi.

Heroina – Sipas disa studimeve, heroina është substanca më e rrezikshme narkotike. Heroina bën, që niveli i dopaminës në sistemin nervor të rritet për 200%. Ajo gjithashtu listohet si një nga drogat që ka më së shumti efekte negative, për arsye se doza që nevojitet për të shkaktuar vdekjen është vetëm 5 herë më e madhe se doza që merret për kënaqësi.

Kokaina – interferon direkt me sasinë e dopaminës në tru dhe mundëson komunikimin e secilës qelizë nervore. Në esencë kokaina i parandalon neuronet që të ndalojnë dopaminën të prodhohet. Në eksperimentet e kafshëve, kokaina shkakton që niveli i dopaminës të rritet më shumë se 3 herë se vlera normale. Përafërsisht 21% e njerëzve që e provojnë kokainën bëhen të varur ndaj saj.

Nikotina – kur njerëzit pijnë cigare, sasia e nikotinës e absorbuar kalon direkt në tru përmes mushkërive. Në mesin e 3 personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë bërë të varur nga nikotina pasi e kanë provuar. Ajo e bën trurin ta rritë sasinë e hormonit dopaminë për 25-40%.

Tabletat – të cilat vijnë me emra të ndryshëm në treg, janë një lloj i drogës që zakonisht përdoren për të trajtuar ankthin dhe mungesën e gjumit. Ato interferojnë me nerva të trurit, që shkaktojnë fikjen e disa regjioneve të trurit. Kur merret me doza të vogla këto tableta shkaktojnë euforinë, kurse kur përdoren me doza të larta mund ta pengojnë frymëmarrjen.

Alkooli – edhe pse është legal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në shumë shtete të tjera në botë, alkooli bënë pjesë në substancat që i bëjnë njerëzit të varur. Ai rrit sasinë e dopaminës për 40-360%. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2 bilion njerëz kanë qenë të varur nga alkooli gjatë vitit 2002.

Article Logic
Execution time: 0.002312183380127