INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sudimi: Pse femrat tolerojnë sjelljet e këqija tek meshkujt e bukur

Sudimi: Pse femrat tolerojnë sjelljet e këqija tek meshkujt e bukur

Publikuar më: 14:05 28-03-2017

Është i njohur fakti se një pamje e bukur, e rafinuar dhe e kuruar, ndihmon jo vetëm ndaj seksit të kundërt, por edhe në shumë aspekte të tjera të jetës.


Një studim amerikan i kryer nga “Eastern Kentucky University”, ka zbuluar se femrat janë më të prirura për të toleruar sjelljet e këqija të meshkujve të bukur. Në mënyrë të veçantë impakti i parë fizik, ndikon në mënyrën se si femra vlerëson sjelljen e mashkullit.

Psikologët Jeremy Gibson dhe Jonathan Gore u prezantuan dy imazhe të meshkujve, një të bukur dhe një të shëmtuar 170 femrave të ndryshme, dhe u vu re se sjelljet e gabuara të tyre toleroheshin më tepër kur bëheshin nga meshkujt e bukur.

Doktor Gibson thotë se, “Mashkulli më pak tërheqës, pranohet deri në momentin që nuk sillet keq, ndërsa në rastin më të parë nënvlerësohet. Ky fenomen quhet “Efekti Don Drapet”, si personazhi i interpretuar nga Jon Hamm në seritë Mad Men.

Burri ishte një mashtrues serial, gënjeshtar dhe i alkoolizuar, por bukuria dhe tërheqja e tij bënte që shumë femra të çmendeshin pas tij. Tek ai nuk shiheshin vetitë negative, pikërisht prej aparencës.

I njëjti studim ka treguar gjithashtu se jo gjithmonë bukuria ndihmon, sidomos meshkujt. Meshkujt tërheqës ama kanë më pak mundësi për të gjetur një vend pune pasi vënë në siklet shefat.

Nëse keni menduar gjithmonë se pamja nuk ka rëndësi, keni gabuar. E rëndësishme është që të kuptohet se duhet trajtuar ndryshe në fushën e punës dhe në dashuri.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871