INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Suedia i do shumë gratë. Vendi më i mirë në botë për lehtësira ndaj femrave [VIDEO]

Publikuar më: 17:25 30-03-2017

Suedia njihet si vend i përsosur për rritjen e fëmijëve, mbrojtjen mjedisore, por tashmë ajo konsiderohet edhe si vendi më i mirë në botë për gratë. Por ky vend nuk e ka përfituar aksidentalisht këtë arritje. U deshën dekada të tëra për të advokuar në emër të të drejtave të grave dhe për të vënë në vend sistemin e një qeverie federale, e cila ka mbështetur gratë në vendin e punës dhe në jetën e tyre. Nëse ka një shenjë dalluese te modelit nordik të qeverisjes, është tatimi mbi të ardhurat. Normat janë shumë të larta. Por suksesi i Suedisë është tatimi individual. Çiftet e martuara në Suedi nuk paraqesin deklarata tatimore të përbashkëta; që nga viti 1971, ata paguajnë individualisht. Një tjetër faktor që e dallon Suedinë është leja prindërore. Ky vend ka politikën më bujare në botë për leje prindërore. Prindërit marrin 480 ditë duke përfituar 80% të pagave të tyre. Ditët e lejes mund të përdoren deri sa fëmija mbush moshën 8 vjeç. Përveç kësaj, baballarët marrin 90 prej atyre ditëve të rezervuara vetëm për ta. Politika ka mundësuar që suedezët të kultivojnë një ekuilibër punë-jetë ashtu si pak vende të tjera munden. Familjet mund të ndajnë kohën e tyre mes zyrës dhe shtëpisë me lehtësi, dhe nënat e reja, në mënyrë të veçantë gëzojnë kohë të mjaftueshme për ta ndarë me të porsalindurit e tyre. Një pjesë e madhe e studimeve thotë se kjo politikë është ideale për të sjellë gratë në tregun e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387