Pas sukseseve të njëpasnjëshme të këngëtareve shqiptare në skenën ndërkombëtare, duket se hapa të mëdhenj po hidhen tani dhe në industrinë e filmit.
“The Van” është filmi me protagonistë aktorin shqiptar Arben Bajraktari dhe aktorin francez Phenix Brossard, një bashkëprodhim shqiptaro-francez, i cili është nominuar në mesin e 4240 filmave për kategorinë “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”.
“Kanë, ja tek po vijmë! Faleminderit çdokujt që na qendroi pranë. Krenarë që jemi shqiptarët e parë që marim pjesë në garën zyrtare”, shprehet Erenik Beqiri, autori i filmit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër.