INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sukses, luks, akuza për mashtrim/ Loredana po bën namin në Zvicër, gazeta e njohur tregon kush është ajo! [FOTO]

Sukses, luks, akuza për mashtrim/ Loredana po bën namin në Zvicër, gazeta e njohur tregon kush është ajo! [FOTO]

Publikuar më: 11:21 16-05-2019

Loredana Zefi është kthyer në kryefjalën e mediave rozë kohët e fundit. Për shkak të një akuze për mashtrim dhe zhvatje parash ndaj një çifti zvicerian, reperja nga Kosova është kthyer në personazhin më të përfolur të momentit. E njohur për jetën e luksit edhe përpara kësaj ngjarje, tashmë ndjekësit në rrjetet sociale nuk ndalen me komente kundra reperes.

Gazetat zvicerane kanë bërë një profil të reperes me prejardhje shqiptare. Tagblatt.ch shkruan për Rolexat e saj dhe të Mozzik duke cekur edhe këngën e tyre ‘Romeo and Juliet’, Bonnie and Clyde’.

Në artikull thuhet se përveç Rolexit, Loredana posedon veshje tjera të shtrenjta si Guçi dhe Fendi. E suksesin e madh dhe të shpejtë gazetat zvicerane e konsiderojnë si diçka jo normale nëse bëhet vetëm me muzikë. Loredana Zefi pritet të hetohet nga autoritetet zvicerane për mashtrimin e çiftit zviceran, ku dyshohet se ju ka vjedhur 900 mijë franga zvicerane, së bashku me vëllain e saj.

Burimi: https://www.tagblatt.ch/schweiz/live-aus-kosovo-jetzt-spricht-die-luzerner-rapperin-loredana-zum-betrugsvorwurf-ld.1117740

frant.png

Article Logic
Execution time: 0.0058109760284424