INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sukses pas suksesi! Brandi i famshëm ndërkombëtar zgjedh Luana Vjollcën si imazh! [VIDEO]

Sukses pas suksesi! Brandi i famshëm ndërkombëtar zgjedh Luana Vjollcën si imazh! [VIDEO]

Publikuar më: 21:31 31-08-2020

Surprizat nga Luana Vjollca nuk kanë të mbaruar. Vetëm 2 javë më parë, ajo publikoi “Locos”, bashkëpunimin me artistin ndërkombëtar Jay Santos, i cili rezultoi i suksesshëm dhe numëron më shumë se 2.6 milionë klikime. Për imazhin e saj në klip, u kujdes dhe një ndër stilistët më të njohur në botë, Philipp Plein.

Nuk ndalet këtu! Ditën e djeshme, Luana ka ngjallur kuriozitetin e të gjithëve me postimet e bëra në Instagram. Ajo ka treguar se ishte një ditë dedikuar një projekti të veçantë, teksa ka zbuluar vetëm se bëhej fjalë për një sesion fotografik. Teksa shoqërohej nga grupi i saj i përhershëm i punës, fotografi ishte Endrit Mërtiri.

oo.jpg

Ka qenë misioni i ndjekësve të kuptonin se çfarë do sjellë këtë herë, pasi pjesa speciale është ajo që fshihet pas. Jua themi ne! “News31.al” ka zbuluar se një tjetër firmë e njohur ka zgjedhur Luanën. Ky nuk është një set fotografik i zakonshëm, por i përzgjedhur për markën “Guess”, e cila zotëron tregun prej vitesh.

Një shqiptare që shijon sukses ndërkombëtar, tashmë kjo është bërë e zakonshme për Luana Vjollcën! /News31.al

 

View this post on Instagram

Guess...

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436