Luana Vjollca është një ndër personazhet VIP shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm atë shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar.
Pasi u nderua nga ‘Golden Panther Music Awords 2020’ me çmimin “Best Albanian Act Artist”, sukseset vazhdojnë për moderatoren e famshme.
Këtë herë ajo është në kopertinën e e muajit maj të revistës së njohur turke “Modda Turkey”, ku edhe ka dhënë një intervistë për ta.
Në këtë kopertinë Luana shfaqet super seksi dhe me ndryshim në 'look', me flokët e shkurtër deri mbi supe.
“Shumë e lumtur për kopertinën dhe intervistën ekskluzive për revistën turke “Modda Turkey” të muajit maj! ✨✨✨”- shkruan Luana krahas postimit.
Luana ka rrëfyer disa të vërteta për të cilat nuk ka folur kurrë më parë, duke përmendur faktin se kur ishte e vogël donte të bëhej basketbolliste e njohur, por megjithatë nuk pendohet për shkak të karrierës që ka sot.
Autorja e “Take Me Out Albania” gjithashtu ka treguar një sekret të vogël se dita e saj është aq e zënë sa që nuk ha fare nga mëngjesi në darkë.