INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suksese në punë, të ardhura të majme, apo fat në dashuri? Ja se çfarë thotë Horoskopi për ju për javën e ardhshme(7-13 maj)

Suksese në punë, të ardhura të majme, apo fat në dashuri? Ja se çfarë thotë Horoskopi për ju për javën e ardhshme(7-13 maj)

Publikuar më: 20:06 06-05-2018

Si e parashikojnë yjet këtë javë? Lexojeni dhe shijoni çdo ditë e çdo orë të saj, me të mirat dhe të këqijat sepse është koha juaj dhe është dhurata më e çmuar që keni.

Dashi- Zona juaj e parave është shumë e fuqishme këtë javë. Kjo gjë tregon një fokusim të mirë dhe sipas ligjeve spirituale ne marrim atë që është fryt i fokusimit. Marsi do të jetë në zonën tuaj të komunikimit dhe interesave intelektuale të shtunën, madje dhe dielli do të hyjë në këtë zonë. Mendja juaj do të jetë më e mprehtë dhe e kthjellët dhe do të jeni të uritur për informacion dhe dije. Do të ndiheni të motivuar për të studiuar dhe aftësitë në komunikim do të jenë më të forta se zakonisht. Si rezultat, do të rrezatoni shkëlqim tek të tjerët dhe do të fitoni ‘pilulën e dashurisë’. Të gjithë do t’u përgjigjen me shumë dashamirësi.

Demi- Kjo javë tërheq pas vetes shumë fat dhe mundësi të mëdha, varësisht se si e ushtroni vullnetin tuaj të lirë. Jeni të etur për njohuri dhe tërhiqeni nga burimet e mëdha të të mësuarit. Dhe po rriteni në ndëgjegjie. Doni të arrini majat e evolucionit. Duke qenë se keni shumë arritje, edhe energjitë tuaja mbarojnë. Të martën, kalimi i mërkurit në shenjën tuaj do të sjellë një mundësi financiare për ju. Do ndiheni dhe dukeni të pasur dhe të tjerët do t’ju shohin si dikush me pushtet. Nëse doni të nisni një sipërmarrje, ose të promovoni një produkt, është koha ta bëni tani.

Binjakët- Fuqia juaj personale dhe pavarësia janë në maksimumin e tyre për këtë vit. Këtë muaj marsi është në shenjën tuaj dhe në datën 20, dielli do të hyjë tek binjakët. Është koha të bëni ato ndryshime për të cilat keni pritur. Aftësitë komunikuese të binjakëve janë legjendare dhe në datën 20 do të bëhen edhe më të forta. Problemi mund të jetë shumë impenjativ, kështu që sigurohuni të merrni kohë edhe për t’u relaksuar dhe thjesht të shijoni kush jeni.

Gaforrja- Venusi i cili është planeti i mirëqenies ndodhet në zonën tuaj sociale. Bëhet fjalë për pozicionin që kemi arritur në grupimin tonë shoqëror (punë/karrierë) ose shoqërinë në tërësi. Këtë javë do të keni mbështetjen e miqve dhe familjes dhe mundësitë e karrierës do të hapin dyert për ju. Gjithashtu, angazhimi në aktivitete bamirësie do të ishte do të ishte i dobishëm për karrierën tuaj. Në fund të kësaj jave do të mësoni edhe fitimet nga aftësitë tuaja komunikuese. Është kohë për marketing kreativ, shitje, PR dhe reklama. Është me rëndësi të përdorni mirë mjetet që keni në dispozicion.

Luani- Vendimet tuaja të lidhura me financat mund të kenë qenë pak të nxituara, por këtë javë keni mundësi të përmirësoheni. Venusi, planeti juaj i karrierës po ecën përpara dhe jeni në kulm të karrierës vjetore. Shumë sukses është rreth e rrotull jush dhe mërkuri këtë të martë ju favorizon financiarisht. Nëse keni probleme institucionale është koha më e mirë për t’i zgjidhur ato. Nga data 16 e në vazhdim duhet të përpiqeni për të kapur skenarët më të mirë.

Virgjëresha- Është javë e filozofisë dhe e dijeve të larta. Ka një dëshirë për të rrokur ‘kuptimin e jetës’ dhe ligjet spirituale. Është një kohë e mirë për të udhëtuar. Merrini me vete qasjet filozofike. Aftësia juaj për të trajtuar mirë ambiciet, është e fortë. Gjithashtu është koha të bëni edhe një pastrim në karrierën tuaj duke larguar ritualet dhe zakonet që nuk janë të dobishme. Statusi juaj në këtë pikë kërkon të ndërmerrni edhe disa aktivitete bamirësie dhe alturiste. E ndihmojnë karrierën tuaj përmes përmirësimit të imazhit publik.

Peshorja- Financat tuaja janë të mira këtë javë, por Plutoni, planeti juaj i financave është akoma në kah të kundërt me shenjën tuaj. Do të ketë disa vonesa dhe keqkuptime ndoshta. Mundohuni të mos i bëni gjërat më keq për shkak të pakujdesisë. Sigurohuni që të kontrolloni llogaritë. Gabime të vogla mund të shkaktojnë probleme të mëdha më vonë. Në fund të javës do të karakterizoheni nga një ndjeshmëri e madhe, çka do të konfuzojë miqtë dhe të dashurit tuaj. Bëhuni si një lule që i kthen diellit fytyrën. Përjetoni ngrohtësinë, lumturinë dhe bëhuni një dritë për të gjithë.

Akrepi- Jeni në kulmin e dashurisë dhe jetës sociale dhe duket se ka shumë aktivitete të lidhura me karrierën këtë javë. Venusi tek Dashi ju bën më të dashuruar, ndoshta më impulsivë në dashuri, por vendi i punës duket se është terren i mirë për një romancë. Jeta juaj familjare është e vështirë për sa kohë ju dhe të afërmit tuaj keni pikëpamje të kundërta dhe duhet të sforcoheni shumë për të gjetur paqen. Në të njëjtën kohë jeni të mbushur me ndjeshmëri, simpati dhe ndjenja filantropike, por doni të jeni të lirë nga kufizimet. Gëzimin nuk keni pse ta kërkoni jashtë, ai është gjendja e natyrshme e qenies. Nëse nuk e shqetësoni mendjen, natyrisht që do të jeni të lumtur.

Shigjetari- Aktualisht jeta juaj është e fokusuar tek të tjerët më shumë se interesat tuaja për momentin. Nëse kushtet apo rrethanat ju shqetësojnë, mbajini në mend ato. Koha për të bërë ndryshime nuk është tani, por do të vijë pas disa muajsh. E mira juaj do të vijë përmes të tjerëve momentalisht. Nëse keni probleme në dashuri, kjo gjë mund të ndikojë në fizikun tuaj, prandaj nëse lindin të tilla, riktheni harmoninë me të dashurit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse nuk jeni në një marrëdhënie, një romancë mund të nisë përmes prezantimeve nga miqtë ose ambientet e universitetit. Marsi është në zonën tuaj të dashurisë, prandaj kijini në vëmendje luftërat për pushtet. Shmangini sa më shumë të mundeni.

Bricjapi- Planeti juaj i karrierës ndodhet në zonën e shtëpisë, që do të thotë se shtëpia dhe familja vazhdojnë të jenë karriera juaj këto ditë. Venusi po ecën përpara dhe çështjet e karrierës po bëhen gjithnjë e më të qarta, por jeni ende duke ndërtuar bazat psikologjike të karrierës suaj të ardhshme e cila do të fillojë shumë shpejt. Të dielën dielli do të hyjë në zonën tuaj të shtëpisë dhe shëndetit dhe do ta forcojë këtë zonë për pjesën e mbetur të muajit. Në këtë mënyrë, jeta juaj sociale do të jetë më e fortë. Partneri ose i dashuri do të jetë në një situatë të mirë financiare. Jepini një shtysë në këtë çështje.

Ujori- Natyra ka një magnetizëm të heshtur, të cilin nëse e kapim pa vetëdije do të na udhëheqë në rrugën e duhur. Kjo thënie duhet t’ju udhëheqë gjatë kësaj jave. Po kërkoni përgjigje për pyetje që ju lindin nga e shkuara dhe në fakt, është një periudhë e mirë për të riparë përvojat tuaj të vjetra të dashurisë e jetës nga një perspektivë e së tashmes. Në fund të javës, planeti juaj i dashurisë do të zhvendoset në zonën e argëtimit dhe krijimtarisë. Qëndrimi juaj i dashurisë ndryshon. Dashuria bëhet më e e gjallë, do të keni nevojë të argëtoheni më shumë dhe të rrisni frymën e harmonisë me shpirtin tuaj binjak.

Peshqit- Kjo javë karakterizohet nga një intensitet i rrallë. Ju dëshiron që idetë tuaja të mbizotërojnë. Çerek-hëna influencon gjendjen tuaj shpirtërore. Mund të jetë koha për të marrë ca pushime në mënyrë që të ideoni projektet tuaja. Përqendrohuni për të përmirësuar gjendjen tuaj në shtëpi dhe familje. Kjo do t’ju mundësojë suksesin e karrierës së ardhshme. Merrni kohë për të dalë në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë. Ndihuni mirë. Mirëqenia emocionale është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk është vetëm çështje shëndetësore, por ndikon gjithashtu në krijimtarinë tuaj në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695