Ka disa vite që zhveshja konsiderohet si "çelës" suksesi për këngëtaret, si të huaja ashtu edhe ato shqiptare.
Megjithatë nuk e prisnim që pjesë e këtij grupi të bëhej kaq shpejt edhe artistja shqiptare e rritur në Londër, Dua Lipa. Ndryshe nga koncertet e saj të mëparshme, para famës, ku nuk mungonin pantallonat apo fundet sado të shkurtër, në dy të fundit të mbajtur këtë fundjavë që kaloi Dua është shfaqur vetëm me body. Ok...body dhe një xhaketë përsipër, por ç'rëndësi ka fundja. Ajo që vihet re dukshëm është një transformim tek këngëtarja simpatike, e cila tashmë përveç zërit potent po përdor edhe hiret e saj për të kënaqur publikun. Jemi apo nuk jemi ne dakord me këtë gjë, zhveshjet në skenë mbeten thjesht një fakt për t'u pranuar!