Butrint Imeri sapo na solli suksesin e tij të rradhës të quajtur “Kush?” dhe është pak të themi që jemi fiksuar me të dhe e dëgjojmë 24/7.
Por sot mesa duket klipi i tij ishte fshirë nga YouTube.
Kënga arriti të kapte mbi 1,7 milionë klikime duke u renditur kështu në listën e projekteve të suksesshme që Butrinti ka sjellë këto dy vitet e fundit.
Arsyeja nuk dihet ende, pasi Butrinti nuk bëri asnjë reagim për këtë gjë.
Por pak minuta më pas, klipi u rikthye dhe vijon të ruajë klikimet e mëparshme.
Nuk e dimë çfarë ndodhi por jemi të lumtur që kënga gjendet sërish në Youtube dhe mund t’a dëgjojmë sërish.