INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Suksesi i Era Istrefit përfundon në

Suksesi i Era Istrefit përfundon në "Ellen Tv Show"

Publikuar më: 17:11 09-02-2016

Thonë që është më mirë të të dalë syri sesa nami, por në rastin e Era Istrefit vlen e kundërta.

Pas postimeve të shumta në Twitter, si fillim nga revista prestigjoze "V" dhe më pas nga aktorja hollivudiane Chloe Grace Moretz, tashmë ka qenë një ndër faqet më të ndjekura në Instagram ajo që i ka bërë një "shoutout" këngëtares shqiptare. Ndonëse me një profil gazmor dhe në shumicën e kohës humoristik, prej kohësh pikë referimi për shumë profile të tjera, faqja e njohur si 'ellentvshow' (mos u keqkuptoni nuk ka lidhje me programin e Ellen Degeneres) ka postuar një sekuencë nga video "Bonbon" e Erës, duke e shoqëruar me përshkrimin "Nëse Sia dhe Rihanna do të kishin një fëmijë". Një postim ky që ka marrë mbi 33 mijë pëlqime, pa harruar gati 5690 komentet pozitive rreth tij. Sigurisht me një shifër prej 1.1 milionë ndjekësish që ka faqja, me shumë mundësi të tjerë fansa pritet t'i shtohen Era Istrefit. Hmmm çfarë ka ngelur ndonjë surprizë tjetër për tu parë? Këtë vetëm koha do ta zbulojë, për momentin i urojmë "bonbones" tonë shumë suksese!     

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227