Në bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, Era Istrefi po shkëlqen me këngën e saj për kampionatin Botëror të Futbollit dhe tashmë duket se për yllin e muzikës shqiptare fama sa vjen edhe shtohet.
Ndërsa së fundmi bukuroshja Era na ka prekur të gjithëve me dedikimin për babain e saj të ndjerë i cili ka 14 vite që është ndarë nga jeta.
“Besimi jot n’mu dhe dashnia jote m’kanë majt gjithë jetën. Kujtimi më i bukur i jetës tem. Babi. Kët sukses ta dedikoj ty.”, shkruan Era Istrefi në postimin e saj në Instastory.