Sapo thua “Era”, ke përmendur një sukses të radhës të saj.
Këngëtarja i është futur me synime të qarta muzikës, me të cilën po përjeton triumf pas triumfi. Kështu, 22 vjeçarja do të duhëtojë këtë muaj drejt Los Angeles ku do të punojë me realizmin e këngëve të reja. Për këngët e Erës do të kujdeset këngëtarja me famë botërore, Sia dhe këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i Istrefit, Faton Shoshi.
“Me 17 korrik do të udhëtojmë drejt Los Angeles ku do të qëndrojmë për 12 ditë. Në këtë vend, Era do të punojë 3-5 këngë të reja dhe ndër to është edhe kënga e punuar nga Sia, e cila ka bërë tekstin dhe vijën melodike”, është shprehur Shoshi. Gjithashtu autorja e hitit “BonBon””, përveç Sias-s do të punojë edhe me producentë me të cilët punon Rihanna dhe Justin Bieber. Me siguri ky do të jetë udhëtimi që do t’i hapë edhe më shumë dyer të suksesit ndërkombëtar Erës.