Autoritetet turke kanë dhënë shifrën më të re të të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi në Aeroportin e Stambollit, në natën e së martës.
Sipas tyre, të paktën 28 persona janë vrarë dhe të paktën 60 të tjerë janë plagosur si rezultat i një sulmi të kryer nga dy persona në Aeroportin e Stambollit.
Autoritetet turke po ashtu bëjnë të ditur se forcat e policisë kanë shtënë me armë në drejtim të dy sulmuesve në përpjekje për t'i neutralizuar, por më pas ata kanë shpërthyer rripat e tyre me eksplozivë, duke u vetëvrarë.