INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm kamikaz në Pakistan, mbi 128 të vdekur dhe 200 të plagosur [FOTO]

Sulm kamikaz në Pakistan, mbi 128 të vdekur dhe 200 të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 12:02 14-07-2018

Të pakën 128 njerëz u vranë në një sulm kamikaz në takimin e një kandidati politik në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen këtë muaj. Nawabzada Siraj Raisani, i cili po bënte fushatë në provincën jugore të Balochistanit, u vra në shpërthimin me  bombë së bashku me dhjetra të tjerë. Më shumë se 200 persona të tjerë mbetën të plagosur gjatë shpërthimit që ndodhi në zonën e Mastung, pranë kryeqytetit provincial Quetta. Kjo është goditja më vdekjeprurëse e terrorizmit në Pakistan këtë vit. Shumica e të plagosurve u dërguan në Spitalin Civil ‘Quetta’, ku shumë prej tyre janë duke u mjekuar nga djegiet e shkaktuara nga shpërthimi. Qeveria e Balochistanit njoftoi dy ditë zie dhe urdhëroi që flamuri kombëtar të ulet në gjysmë shtize. Partitë politike në provincë njoftuan pezullimin e veprimtarive politike pas bombardimeve kamikaze.

sulm_kamikaz_ne_pakistan_1.jpg

sulm_kamikaz_ne_pakistan_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609