Një kamikaz hodhi vetën në erë në parkun e fëmijëve “Ikbal” në Lahore që njihet si qyteti më i pasur i Pakistanit. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të parkut ku zakonisht parkohen shumë makina dhe shumë njerëz ishin mbledhur pasditen e kësaj të diele.
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të vdekur rreth 60 përsona dhe rreth 280 të plagosur. Pjesa më e madhe e viktimave ishin fëmijë të cilët po festonin Pashkët me familjarët e tyre.
Të gjitha spitalet në zonë janë vendosur në kushtet e urgjencës për të ndihmuar të plagosurit. Rrjeti BBC bën me dije sulmin ende nuk e ka marrë përsipër ndonjë organizatë.